Kalo te përmbajtja
E hënë – E premte, 09:00–17:00 · Rr. Vëllezërit Fazliu 339, Prishtinë +383 44 118 753 info@ugria-ks.com Katalogu Lodvik (PDF)
Private Label

Marka juaj. Përvoja jonë.

Kujdesemi për krijimin dhe menaxhimin e markës suaj të produktit nga fillimi deri në fund: koncepti, receptura, dizajni, paketimi dhe logjistika.

Marka Private Label
5
Tableta në ditë
100.000+
Depo e re
4.000 m²
Në treg që nga
1999

Gjithçka që i duhet një marke të re

Ju vendosni për markën dhe çmimin. Ne kujdesemi për pjesën tjetër, me një pikë kontakti gjatë gjithë projektit.

  1. 01 Koncepti Pozicionimi i markës, gama e produkteve dhe niveli i çmimit sipas klientëve tuaj.
  2. 02 Receptura Zgjedhja e formulës dhe aromave, nga prodhimi ynë i tabletave ose nga partnerët tanë prodhues.
  3. 03 Dizajni dhe paketimi Emri, etiketa dhe paketimi, gati për raft dhe në përputhje me rregullat.
  4. 04 Shpërndarja Ruajtja në depot tona dhe furnizimi i rregullt i pikave tuaja të shitjes.

Si punojmë

Hapi 1 nga 5

Takimi i parë

Flasim për rrjetin tuaj, klientët dhe kategoritë ku dëshironi markë private.

  • Kategoritë
  • Sasitë e përafërta
  • Afati
Hapi 2 nga 5

Produkti dhe receptura

Propozojmë produktet dhe recepturat, me mostra për t'i testuar.

  • Mostra
  • Çmimi për njësi
Hapi 3 nga 5

Dizajni i paketimit

Krijojmë emrin, etiketën dhe paketimin, deri në miratimin tuaj.

  • Etiketa
  • Paketimi
  • Teksti ligjor
Hapi 4 nga 5

Prodhimi

Prodhojmë seritë e para dhe kontrollojmë cilësinë e çdo partie.

  • Seria e parë
  • Kontrolli i cilësisë
Hapi 5 nga 5

Dorëzimi dhe rifurnizimi

Dorëzojmë në depot ose pikat tuaja dhe planifikojmë rifurnizimin.

  • Dorëzimi
  • Plani i rifurnizimit
Shembull · Interex

Pesë marka për Interex, që nga 2023

Në vitin 2023 nënshkruam kontratën me Interex dhe krijuam pesë marka Private Label për rrjetin e tyre. Një prej tyre është Ibudget: sfungjerë kuzhine të thjeshtë dhe me teflon, në paketime 2x.

Klienti
Interex
Marka
5
Viti
2023
Filloni

Na tregoni për markën që keni në mendje

Llojet e produkteve, sasitë e përafërta dhe ku do të shiten. Ju kontaktojmë për një takim të parë.

Projekt Private Label

Plotësoni të dhënat dhe përshkruani produktet në mesazh.

Lloji i biznesit
Ose na telefononi: +383 44 118 753